Këngëtarja e re, Baby G, së fundmi u përfol për një ndryshim drastik të bërë në pamjen e saj.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, Baby G ka publikuar një video mjaft argëtuese në rrjetin social Instagram, ku shfaqet e entuziazmuar në veturën e saj.
Në mbishkrimin e kësaj videoje, këngëtarja thotë se po i shpall ‘sfidë’ kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi sipas saj ajo është e lodhur nga protestat që po organizohen në Shqipëri.
“Mendoj se do të bëhem presidentja e parë femër e Shqipërisë. Edi Rama ke konkurrencë sepse unë jam lodhur nga këto protesta”, kanë qenë fjalët e Baby G.
Duket se nga përshkrimi, Baby G i ka ngatërruar edhe pozitën Edi Ramës, duke e quajtur atë president, ndërkohë që është kryeministër. /Telegrafi/