Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë ka mbajtur disa koncerte të suksesshme në Evropë.
Ajo ka peformuar në Amsterdam, Belgjikë e ndërsa sonte (e mërkurë) pritet të këndojë edhe në Paris të Francës.
Rita gjithashtu vazhdon të mbetet ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, ndonëse përdorimi i tepërt i teknologjisë nuk po i bën mirë këngëtares.
Këtë gjë ajo e ka treguar vet përmes një fotografie të hedhur së fundmi në InstaStory.
Rita shfaqet me bikini në plazh duke lexuar një libër, teksa në mbishkrimin e fotografisë sqaron se është e lodhur nga përdorimi i teknologjisë.
“Jam e lodhur nga përdorimi i teknologjisë”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e fotografisë në InstaStory.
E njëjta pritet që në muajt në vazhdim të prezantojë për fansat projektin e ri. /Telegrafi/