Një vajzë beqare pretendon se lidhjet në Londër janë bërë “të këqija”, kështu që asaj iu desh të kërkoj fatin “në një udhëtim ndërkombëtar”, duke shpenzuar 250 funte për një udhëtim në Spanjë në kërkim të “duhurit”.
Celeste Hartley ishte “ngopur” me lidhjet në Londër, kështu vendosi të udhëtojë me aeroplan për në Malaga të Spanjës, për të takuar burrin me të cilin ka biseduar në Hinge, transmeton Telegrafi.
28-vjeçarja që jeton në Brixton në jug të Londrës, kishte një vikend “surreal” ku u takua për herë të parë me 28-vjeçarin nga Malaga.
Në një video të postuar në TikTok ku foli për përvojën e saj, Celeste u pa në aeroport dhe kishte vënë një mbishkrim përbri videos: “kur lidhjet në Londër janë të këqija dhe detyrohesh të fillosh një kërkim ndërkombëtar”, e pamjet e saj deri më tani kanë marrë mbi 235 mijë shikime.
“Pavarësisht se çfarë do të ndodhë mes meje dhe këtij burrit, ia vlen për faktin se jam shumë emocionuar”, tha britanikja në video. /Telegrafi/