Site icon Telegrafi

E lodhur nga angazhimet, Dafina Zeqiri thotë se ka bërë gjashtë orë gjumë brenda dy ditësh: Në këtë pikë jam e mpirë

Artistë shqiptarë po vazhdojnë të jenë të angazhuar me koncerte dhe projekte të shumta, e kjo periudhë është edhe më e ngarkuar gjatë sezonit të verës.

Në mesin e këngëtareve që mbetet më e kërkuara në tregun e muzikës vendore është padyshim Dafina Zeqiri, e cila krahas mbrëmjeve të shumta muzikore po sjell vazhdimit edhe këngë të reja.

Këtë peridhuë të ngarkuar, Dafina e ka përshkruar edhe në një postim të radhës në Instagram teksa shihet duke u bërë gati për xhirimet e klipit të ri.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

“Dita e dytë e xhirimeve, dy ditë, gjashtë orë gjumë. Duke xhiruar videoklip, pastaj duke performuar në klube. Nuk e di se si janë të hapur. Në këtë pikë jam e mpirë”, ka shkruar Dafina.

Theksojmë që Dafina e cila po shijon suksesin e projektit “Malli” tashmë është drejt finalizmit të këngës “Dhimbje dhimbje” që pritet të lasohet së shpejti.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Kënga ende pa u publikuar e plotë është bërë virale në rrjetet sociale, sidomos në TikTok dhe fansat po presin me padurim lansimin e saj.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri tani edhe aktore - bëhet pjesë e kastit të filmit “Adnan Kafazi”

Ndërkohë, Dafinën krahas muzikës do ta shohim edhe si aktore me një rol në filmin “Adnan Kafazi”. /Telegrafi/

Exit mobile version