Një lidhje e re në showbiz-in shqiptar po përflitet bujshëm sot në mediat shqiptare.“Anabel” shkruan se 3 vite pas divorcit me ish-partnerin prej 17 vitesh, Gent Prizreni, Jonida Maliqi është në një romancë me aktorin e humorit të “Al Pazar”, Romeo Veshaj.
Sipas portalit, thashethemet e para nisën në gusht të një viti më parë, kur Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi shiheshin të postonin foto në ambiente të njëjta.
Madje zërat u shtuan kur Romeo publikoi një foto me një vajzë misterioze brune, për të cilën ndjekësit thanë se ishte Jonida.
“Iconstyle.al” kontaktoi personalisht me këngëtaren Jonida Maliqi, e cila është ende nën ethet e garës në Eurovision ku dha një performancë të jashtëzakonshme të shtunën.Këngëtarja nuk pranoi të fliste për lajmin duke thënë se nuk dëshiron që jeta e saj private të bëhet publike
“Jeta ime personale, dua të mbetet e tillë”, u shpreh Jonida duke mos konfirmuar asnjë gjë rreth romancës së përfolur me aktorin.
Ata e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, madje aktori i “Al Pazar” ashtu si çdo artist shqiptar, ishte një ndër mbështetësit e flaktë të Jonidës për garën e saj në Eurovizion.
Por duke qenë se kjo nuk vërteton asgjë për raportin mes tyre, e vetmja gjë që na mbetet është t’ia lëmë kohës.
Nga ana tjetër, kjo është hera e parë që Romeo përflitet për jetën e tij romantike, ndryshe nga i vëllai binjak Donald, për të cilin thuhet se po jeton një romancë me moderatoren Bora Zemani. Dyshja ende nuk ka konfirmuar asgjë për mediat.