Site icon Telegrafi

E lidhur 13 vjet me afganin, shqiptarja vritet në Greqi nga babai

Krim makabër ka ndodhur sot (Enjte) në Korfuz, ku një baba shqiptar vrau vajzën e tij 28-vjeçare dhe më pas ka fshehur trupin e saj në kopshtin e shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Alepu në Korfuz, ndërsa 28-vjeçarja Angjeliki Pjetri ka humbur jetën pas goditjeve të forta me armë të ftohta në kokë.

Vajza ishte shpallur dje paradite e humbur, ndërsa pas presionit të policisë babai shqiptar, për të cilin mediat greke shkruajnë si ishte minoritar grek nga Shqipëria, ka pranuar se e vrau të bijën pasi kishte lidhje intime me një shtetas afgan.

Balkanweb raporton nga Greqia se vajza ishte njohur me të dashurin afgan që 15 vjeçe, ndërsa ishte ai që e kërkonte që dje paradite me këmbëngulje dhe lajmëroi policinë.

Anxhelina Petro lindi në maj të vitit 1990, por me të atin u njoh vetëm 13 vjet më parë. Pasi gjetën njëri-tjetrin, atëherë i ati e mori në Korfuz për një jetë më të mirë.

Deri në moshën 16 vjeçe, vajza jetonte në Shqipëri. Kohët e fundit, ajo kishte ikur nga shtëpia dhe bashkëjetonte me të dashurin Ali, në një zonë tjetër të Korfuzit.

Policia ka arrestuar vrasësin ndërsa pritet dhe autopsia e trupit të viktimës nga mjekët ligjorë.

Exit mobile version