Site icon Telegrafi

A do e lejojnë Mustafi me shokë Messin të thyej rekordin personal?

Lionel Messi nuk do ta ndjekë vetëm fitoren e Barcelonës në ndeshjen e sontme ndaj Valenicas. Ylli argjentinas sonte do të kërkoj arritjën e shifrës së 500 golave me fanellën e skuadrës katalonase.

Messi në 631 ndeshje me Barcelonën ka arritur shifra të jashtëzakonshme, derisa është bërë edhe futbollisti me më së shumti gola të shënuar në fanellën e Barçës, argjentinasi tani ka objektiv thellimin e rekordit.

Ai ndodhet momentalisht në shifrën e 499 golave të shënuar dhe 201 asistimeve në total, transmeton Insajderi.

Ndeshja ndaj Valencia është mundësia më e mirë për 28-vjeçarin që të arrijë kuotën e 500 golave, pasi “lakuriqët” nuk po kalojnë moment shumë të mirë këtë stinor.

Messi nuk ka arritur të shënoj dhe asistoj prej katër ndeshjesh në të gjitha garat, gjë e cila për herë të fundit i kishte ndodhur në vitin 2011.

Exit mobile version