Site icon Telegrafi

E la veturën para një dyqani në Shtime e nuk e gjen më, ankuesi dyshon se ia ka marr një pacient i Entit Special

trotinet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se deri sa e kishte lënë para marketit, veturën e tij me targa vendore, pas disa minutave kur kishte dalë për ta marrë kishte vërejtur se nuk ishte.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Tahir Sinani”, Shtime, të martën në ora 23:35.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se deri sa e kishte lënë para marketit, veturën e tij me targa vendore, pas disa minutave kur kishte dalë për ta marrë veturën kishte vërejtur se vetura nuk ishte”, thuhet në raport.

Sipas ankuesit, dyshohet se veturën e tij e kishte marrë personi mashkull kosovar, pacient i Entit Special në Shtime. Rasti nën hetime. /Telegrafi/

Exit mobile version