Telegrafi

A do ta lë muzikën Adelina Ismaili?

Prej shumëkujt është menduar që Adelina Ismaili do ta lë karrierën tashmë kur po ndërton familjen.

Megjithatë, e ftuar në NIN, ajo tha se muzika është pjesë e jetës së saj dhe nuk mendon që ta lë ndonjëherë muzikën.

“Një kohë më është gërdit ky profesion saqë kam qenë e tmerruar që nuk do rikthehem kurrë, por unë jam Adelina, pa strategji dhe spontanisht kur kam qejf do të bëj muzikë. Pa presion”, nënvizoi këngëtarja.

Lexo po ashtu A do të donte Adelina që fëmija i saj të jetë këngëtar?

Ajo tha se është larguar nga presioni që ka pasur dhe nuk i mungon aspak periudha e kulminacionit të vëmendjes.

Adelina zbardhi edhe shumë të pathëna deri më tani rreth shtatzënisë dhe momenteve të fundit të jetës së nënës së ndjerë.

Lexo po ashtu Adelina Ismaili me rrëfim emocional rreth momenteve të fundit të jetës së nënës së ndjerë