Nuk është i kënaqur që vetëm po i prin Real Madrid që të ruajë vendin e parë në La Liga, andaj Cristiano Ronaldo është kthyer edhe në konsulent rekrutimi, pasi ka ndihmuar të dashurën e tij, Georgina Rodriguez të gjejë punë.
Lidhja e çiftit duket se vetëm po fuqizohet, pas El Espanol ka raportuar se portugezi ka intervenuar që ajo të sigurojë një vend pune, transmeton Klan Kosova.
Georgina kishte punuar në butikun Gucci në zemër të Madridit, por besohet se ka humbur punën si shkak i numrit të madh të fotografëve dhe gazetarëve që janë sjellë andej, pasi kanë dëgjuar se ajo është në lidhje me yllin e klubit nga ky qytet.
Sidoqoftë, Ronaldo shpejt ka intervenuar si shpëtimtar, duke përdorur kontaktet që asaj t’i sigurojë punë në Prada – një nga dyqanet e preferuara të tij, ku dhe është klient i rregullt.