Telegrafi

E largoi për pak para, Reali tani dëshiron të bëjë çmenduri për ta rikthyer Rodrigon

KALININGRAD, RUSSIA - JUNE 25: Rodrigo of Spain and Romain Saiss of Morocco battles for possession during the 2018 FIFA World Cup Russia group B match between Spain and Morocco at Kaliningrad Stadium on June 25, 2018 in Kaliningrad, Russia. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Real Madridi ka ditur të largojë lojtarët e rinj nga skuadra duke mos ia ditur vlerën.

E vite më vonë Los Blancos i kanë kthyer ata në Santiago Bernabeu duke paguar shuma të mëdha.

I njëjtë rast duket se do të ndodhë edhe këtë verë me sulmuesin spanjoll Rodrigo Moreno.

27-vjeçari ishte pjesë e Real Madridit deri në vitin 2010 për tu larguar në drejtim të Benficas.

Klubi portugez pagoi vetëm gjashtë milionë euro për ta marrë në atë kohë 19 vjeçarin Rodrigo.

Rodrigo . (Getty Images)

Tani Rodrigo është pjekur dhe ka shkëlqyer në stinorët e fundit me klubin spanjoll Valencia.

Trajneri i ri i Realit, Julien Lopetegui po e dëshiron me çdo kusht lojtarin dhe ka kërkuar nga klubi transferimin e tij.

Sipas asaj që ka shkruar ‘Marca’, Reali tanimë ka dërguar një ofertë prej 60 milionë euro.

Tetë vite më parë kampionët e Evropës e larguan për gjashtë milionë, tani janë të gatshëm të shpenzojnë 10 herë më shumë për transferimin e tij. /Telegrafi/