Telegrafi

E la vetëm në skenë, Besa më në fund i kundërpërgjigjet Elinelit (Foto/Video)

Në finalen e spektaklit “The Voice of Albania 6” të mbajtur këtë të premte, ndodhi një ngjarje, e cila u komentua mjaft shumë në media.

Këngëtarja Besa Kokëdhima dhe reperi Elinel po përgatiteshin për të dhënë premierë këngën e tyre më të re “Mos m’le me ra” duke e interpretuar live, gjersa në momentin që Elinel kishte për të kënduar rupturën e tij, ai harron tekstin e këngës dhe lë vetëm në skenë këngëtaren.

Lexo po ashtu Premierë: Besa dhe Elinel lansojnë duetin “Mos m’le me ra” (Video)

Kësaj ngjarje të paprecedentë, reperi iu përgjigj me një status të publikuar në llogarinë personale në Instagram ku shkruante:

“Të gjithë juve që ju zhgënjeva, ju kërkoj ndjesën më të sinqertë, më së shumti Besës të cilën e braktisa në skenë në atë mënyrë. Për një moment nuk m’u duk vetja aq i denjë ta ndaja skenën me të. Është e vërtetë që supozohet të jem unë ai që dhuron emocione, mirëpo në këtë rast ndodhi e kundërta; ishin ato që më pushtuan mua.”

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, këtë ngjarje duket se nuk e ka parë me aspak hatërmbetje Besa, e cila ka replikuar me një koment në këtë status të reperit duke shkruar në gjuhën angleze: “Ndonjëherë ndodhin gjëra të këqija, por ne duhet t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetri”.

Një ditë pas performancës kënga është publikuar në YouTube edhe me klip, ndërsa është pritur mirë nga fansat duke u veçuar për vargjet e veçanta të tekstit. /Telegrafi/