Jake Walker nga Britania e Madhe, ka qenë duke e vizituar një pjesë malore në Boipeda të Brazilit, kur e ka lënë kamerën në tokë.
Por, pasi ka parë filmimin, ka zbuluar se çfarë kishte ndodhur me të, transmeton Telegrafi.
Pajisja GoPro i ka xhiruar dy gaforre, që në mënyrë tinëzare afrohen dhe përpiqen ta “rrëmbejnë”.
“Ishte e rëndë dhe nuk mund ta bartnin, përndryshe do ta merrnin”, ka thënë turisti për rastin. /Telegrafi/