Telegrafi

E kuruar në dukje dhe me shumë stil në New York, rishfaqet pas shumë kohësh këngëtarja Adelina Thaçi (Foto)

Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi-meta viteve të fundit ka qenë paksa e tërhequr nga muzika!

Përkushtimi ndaj familjes dhe disa sfidave që prekën bashkëshortin e këngëtares, ka bërë që ajo të pauzojë tash e një kohë.

Adelina Thaçi dhe bashkëshorti i saj Bardhyl Meta tejkaluan shumë sfida të jetës, ndonëse kjo ndikoi paksa te këngëtarja, e cila pauzoi për një kohë në muzikë. Burimi i fotos: Instagram

Megjithatë rrjetet sociale janë bërë dritarja ku tashmë të gjithë fansat mund të njihen me më të rejat e këngëtarëve të tyre të preferuar.

Këngëtarja Thaçi është njëra ndër personazhet e cila është pjesërisht aktive në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Këngëtarët që do të mund ta përfaqësonin më së miri Kosovën në "Eurovision" (Video)

Së fundmi, ajo ka udhëtuar drejt New Yorkut për të kaluar disa ditë të mira pushimi pranë familjarëve të saj.

Këngëtarja Adelina Thaçi së fundmi ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke shijuar disa ditë të mira pranë familjarëve të saj që jetojnë atje. Burimi i fotos: Instagram

Në disa fotografi të publikuara në llogarinë personale në Instagram, Adelina shfaqet mjaft e freskët dhe e kuruar në dukje, teksa pozon në “Time Square”, në New York.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo mbahet mend për hitet e saj të shumta në karrierë, teksa fansat presin me padurim rikthimin e saj në skenën shqiptare. /Telegrafi/