Këngëtarja e njohur nga Mitrovica, Teuta Kurti, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor në treg.
Kjo pasi ajo është shumë e angazhuar me tre fëmijët e saj, ndërsa vijon edhe profesionin si profesoreshë e kantos në shkollën e muzikës.
E njëjta është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, edhe pse nuk është shumë aktive në to.
Sido që të jetë, së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shihet mjaft e freskët dhe joshëse.
E grimuar bukur, me stil dhe kapele pellushi në kokë, ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj.
Viti 2018 duket se do ta gjejë me shumë risi këngëtaren, e cila i ka munguar publikut pak nga ana e prurjeve të reja. /Telegrafi/