Një shofer në një autostradë ka kapur momentin kur një palë shkallë shfaqen duke “dalë” nga njëra anë e një kamioni.
Kjo sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndodhi pasi që udhëtarët në bord e kuptuan se po shkon në rrugë të gabuar.
Pamja thuhet se janë marrë nga David Hurrell, 41 vjeç, i cili po voziste në A16 nga Calais në Dunkirk.
Mendohet se “pasagjerët” ishin ngjitur në pjesën e prapme të kamionit, me shpresën se kamioni do të shkonte në Britani të Madhe.
Por kur e kuptuan se ishte në të vërtetë duke udhëtuar larg Britanisë, ata u përpoqën me dëshpërim për të njoftuar shoferin për praninë e tyre.
Hurrell, nga Dover në Kent, po udhëtonte për në Bruges për të punuar me një punonjës tjetër, kur pa incidentin e trafikut të habitshëm.
Sipas tij, një situatë e tillë zgjati rreth pesë minuta, para se shoferi të tërhiqej në njërën anë të rrugës.
Hurrell tha: “Kishte një njeri i cili po dilte nga kamioni duke u përpjekur të merrte vëmendjen e shoferit – kur kjo nuk funksiononte, ata nxorën shkallët në njërën anë të kamionit. /Telegrafi/