Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Eduard Kuqi, ka bërë një paralajmërim në rrjete sociale.
Ai tha se do të hyj live për të folur për një temë të rëndësishme dhe me atë rast do të merret një vendim.
Thekson gjithashtu se këtu do të kuptohet se kush kë e shfrytëzoi për lojë, gjersa aludohet se ka të bëjë me Drilon Ramën.
Kjo pasi Edi krijoi me të një miqësi të ngushtë dhe e ka konsideruar si vëlla.
“Ja nesër, ja të premten. Do të hy live edhe do të flas për një temë shumë të rëndësishme. Do të flas për atë temë se nuk është si temë tjetër, është për dikë që vendoset diçka. Merret një vendim”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Edhe ju si publik si ndjekës e kuptoni të vërtetën se çfarë ka ndodhur dhe atëherë mund të vendosni se çfarë u shfrytëzua dhe kush u shfrytëzua në këtë lojë. Ju përshëndes se ma keni pru te hunda”.
Në një postim tjetër, Eduardi shtoi: “Për dikë që kam besuar se është si unë”. /Telegrafi/