Gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Andorrës dhe Moldavisë, Mihail Caimacov i vdiq nëna, por ai nuk i njoftoi shokët e skuadrës deri në fund të ndeshjes.
Futbollisti 26-vjeçar i klubit kroat Slaven Belupo ka luajtur të gjithë ndeshjen kundër Andorrës edhe pse ka mësuar për tragjedinë që ka përjetuar, por vetëm pas ndeshjes ka njoftuar ekipin, stafin teknik dhe drejtuesit e federatës.
Trajneri i Moldavisë, Sergiu Clescenco, e bëri publik këtë moment të dhimbshëm pas ndeshjes, duke bërë një homazhe mbresëlënëse për lojtarin.
“Nuk mund të them se jam i lumtur. Fatkeqësisht, nëna e Mihailo Caimacov vdiq gjatë ndeshjes. Do të hiqja dorë nga kjo fitore nëse të dashurit tanë do të qëndronin me ne”, tha trajneri i Moldavisë.
Meqë ra fjala, ekipi i futbollit i Moldavisë u kualifikua në Ligën C të Kombeve.
Në ndeshjen e lartpërmendur në rrugë kundër Andorrës, ata fituan 1:0, ndërsa golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Virgiliu Postolachi. /Telegrafi/