Telegrafi

E kthyer për zgjedhjet në Mal të Zi, Emina Çunmulaj: Dielli shkëlqen ndryshe kur je në shtëpi

Emina Çunmulaj (Foto: Instagram)

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, para disa ditësh është kthyer nga Amerika në vendlindjen e saj, në Mal të Zi.

Ajo këtë herë erdhi me një mision, për të kryer obligimin si qytetare në Zgjedhjet Parlamentare në po të njëjtin vend.

Derisa hapur tregoi mbështetjen për Listën Shqiptare, bukuroshja krahas kësaj ka zgjedhur që t’i vizitojë edhe vendet e bukura të vendlindjes.

Ajo së fundmi ka publikuar një fotografi të realizuar në parkun ‘Vitoja’, derisa ka vënë në sfond pamjen e mahnitshme që ka.

Lexo po ashtu Mesazhi emocionues i Emina Çunmulajt në mbështetje të shqiptarëve për zgjedhjet në Mal të Zi: Mos harroni se gjaku nuk është ujë

“Dielli shkëlqen ndryshe kur je në shtëpi”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.

Modelja përkundër se jeton dhe vepron prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk i harron asnjëherë rrënjët dhe tashmë e ka theksuar disa herë se është krenare me origjinën e saj.

Çunmulaj ndryshe jeton në Amerikë me bashkëshortin dhe dy vajzat, por vjen në vizitë te familjarët shumë shpesh në Malësi. /Telegrafi/