Site icon Telegrafi

E kryer, Weston Mckennie kalon te Leeds United

Ylli i parë që largohet nga Juventusi pas vendimit të gjykatës dhe zbritjes së pikëve është mesfushori amerikan, Weston McKennie.

Mediat angleze dhe italiane kanë konfirmuar se amerikani do të vazhdojë karrierën në Ligën Premier, ndërsa klubi i tij i ri do të jetë Leeds United.

McKennie shkon në Leeds në formë huazimi deri në fund të sezonit, por më pas klubi i njohur nga Yorkshire ka mundësinë ta blejë atë për 33 milionë euro, që është një çmim tërheqës nëse amerikani rezulton të jetë një përforcim i madh për pjesën e dytë të sezoni.

Amerikani tashmë ka rënë dakord për të gjitha kushtet e bashkëpunimit me Leeds. Në 24 orët e ardhshme ai do të udhëtojë drejt Anglisë ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën.

Do të jetë interesante të shihet nëse lojtarët më të rëndësishëm do të largohen nga Juventusi pasi klubit iu hoqën 15 pikë për shkak të mashtrimit financiar.

Procesi ndaj Juventusit ende nuk ka përfunduar dhe ka shumë mundësi që skuadra të mos marrë një licencë evropiane për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

Exit mobile version