Site icon Telegrafi

E kryer, Vedat Muriqi te Lazio: Akord total mes italianëve dhe Fenerbahçes

Tashmë është arritur marrëveshja për kalimin e Vedat Muriqi nga Fenerbahçe te Lazio.

Sulmuesi kosovar do të bëhet lojtar i Biancocelesteve për 17.5 milionë euro plus 1.5 milionë euro tjera bonuse.

Ajo që bie në sy është se Fenerbahce ka edhe 5 për qind të çdo rishitjeje në të ardhmen të lojtarit, ku ato para do të shkojnë në klubin turk, shkruan Corriere dello Sport.

Tashmë të hënën Vedat Muriqi duhet të jetë në Romë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

Ai pritet që po në atë ditë të jetë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi.

Negociatat kanë zgjatur më shumë se një muaji, ndërsa edhe dëshira e lojtarit ishte për të kaluar në Lazio. /Telegrafi/

Exit mobile version