Telegrafi

E kryer, sulmuesi argjentinas transferohet në Barcelonë (Foto)

Barcelona nuk po bënë shumë zhurmë në afatin kalimtar të verës por po transferon futbollistë cilësorë.

Pasi kanë arritur ta bindin Valencian për shitjen e Andre Gomes, kampionët e Spanjës kanë afër transferimin e një futbollisti tejet cilësorë.

Fjala është për sulmuesin e talentuar të Atletico Madrid, Luciano Vietto i cili do t’i bashkohet Barcelonës.

Lexo po ashtu Ky pritet të jetë formacioni i Barcelonës në sezonin e ri, mungon Neymar! (Foto)

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe Vietto do të transferohet në ‘Nou Camp’ për 22 milionë euro.

23-vjeçari është duke diskutuar kushtet financiare te Barcelona para se të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.

Ish-anëtari i Villareal do të jetë një alternativë e mirë në sulmin e Barcelonës në rast se mungon ndonjëri nga yjet Messi, Neymar apo Suarez. /Telegrafi/