Krzysztof Piatek është praktikisht një lojtar i ri i Hertha Berlinit, pasi klubet tashmë kanë arritur marrëveshje.
Klubi gjerman dhe Milani kanë arritur një marrëveshje në vlerën e 27 milionë eurove.
Poli mund të largohet për në Berlin këtë mbrëmje, ku ai do të nënshkruajë kontratën me ekipin e tij të ri.
Aventura e lojtarit të AC Milan përfundon pas vetëm një viti, ku polaku ka shënuar 16 gola në 41 paraqitje.
Pas një fillimi të shkëlqyeshëm, sidomos edicionin e kaluar, ai këtë vit në 20 paraqitje ka shënuar pesë gola në Serie A dhe Kupën e Italisë.
Ardhja e Zlatan Ibrahimovic i ka pamundësuar atij minutat dhe kalimi te Hertha Berlin shihet si shpëtim për të.
Hertha e mban aktualisht pozitën e 13-të në Bundesligë me 22 pikë. /Telegrafi/