Telegrafi

E kryer: Navas te PSG, prezantimi të hënën

Keylor Navas. (Photo by Christian Kaspar-Bartke/Getty Images for AUDI)

Keylor Navas do të bëhet lojtar i Paris Saint-Germain të hënën, ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Klubi i Ligue 1 do të paguajë te Real Madridi plot 15 milionë euro dhe dop ta dërgojë në huazim, Alphonse Areolan.

Keylor do të nënshkruajë një kontratë tre vjetore me klubin nga Parisi, ku do të fitojë gjashtë milionë euro neto në sezon.

Alphonse Areola . (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Keylor do të jetë në ekipin e Realit në ndeshje ndaj Villarrealit të dielën, për të udhëtuar pastaj drejt kryeqytetit francez.

Për të dy palët, ishte më e lehtë që t’i mbanin të dy lojtarët edhe këtë fundjavë, për t’i bërë pastaj zyrtar transferimet të hënën.

Navas . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Keylor do t’i thotë lamtumirë Madridit pas pesë sezoneve dhe 162 ndeshjeve. /Telegrafi/