Site icon Telegrafi

E kryer, Morata do të rikthehet te Juventusi, nesër kryen testet mjekësore

Alvaro Morata do të rikthehet përsëri te Juventusi, kësaj radhe nga Atletico Madrid.

Sulmuesi spanjoll kishte kaluar dy vite te Zonja e Vjetër nga 2014 deri në 2016 si huazim nga Real Madridi.

Morata përsëri do të shkoj në Juventus si huazim, por tani kampioni italian do ta ketë të drejtën e blerjes.

Juventus dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshje për huazimin e Moratas për 10 milionë euro.

Kampioni në fuqi i Italisë do ta ketë edhe mundësinë e blerjes përfundimtare të lojtarit pas një viti për 45 milionë euro të tjera.

27-vjeçari do të udhëtojë drejt Italisë sonte, derisa testet mjekësore do t’i kryej nesër.

Juve u rikthye te Morata, pasi marrëveshja me Romën për Edin Dzekon dështoi në momentet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version