Chelsea ka fituar garën për Moises Caicedon, duke arritur marrëveshje përfundimtare me Brightonin për mesfushorin kolumbian.
Lajmin e ka dhënë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka treguar edhe detaje të reja.
“Moises Caicedo te Chelsea, e kryer! Marrëveshje e arritur dhe nënshkruar – ai do të bëhet transferimi rekord britanik”.
BREAKING: Moisés Caicedo to Chelsea, here we go! Agreement reached and sealed right now — it’s gonna British record transfer fee 🚨🔵🇪🇨 #CFC
£115m fee plus sell-on clause included for Brighton.
Medical tests, booked.
Caicedo will sign until June 2031 with option until 2032. pic.twitter.com/7O8whsRLdK
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 13, 2023
“ 115 milionë funte (133 milionë euro) plus bonuse të përfshira për Brightonin. Testet mjekësore janë caktuar. Caicedo do të nënshkruajë deri më qershor 2031 me opsion për zgjatje deri në 2032”, ka shkruar Romano.
Shuma prej 133 milionë euro është rekord për Ligën Premier, duke i lënë pas emra si Enzo Fernandez, Declan Rice dhe Jack Gealish.
Chelsea ka fituar garën me Liverpoolin, pasi edhe këta të fundit kishin bërë ofertë shumë të lartë. /Telegrafi/