Telegrafi

E kryer, marrëveshja e plotë mes Manchester United dhe Ajaxit për mbrojtësin Lisandro Martinez

Lisandro Martinez mund të quhet një futbollist i ri i Manchester United, edhe pse duhet pritur zyrtarizimi nga klubi anglez.

Pas shumë bisedimeve me Ajaxin, Manchester United më në fund ka arritur marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit argjentinas.

Fabrizio Romano ka raportuar se marrëveshja përfundimtare është 55 milionë euro, derisa zyrtarizimi pritet javën e ardhshme.

“Manchester United është i vendosur të nënshkruajë me Lisandro Martinez dhe tanimë ka një marrëveshje përfundimtare”.

“Marrëveshja e plotë është se United do t’i paguajë 55 milionë euro dhe kjo marrëveshje do të nënshkruhet pas takimit të dy klubeve të mërkurën në Amsterdam”.

“Lisandro Martinez ka rënë dakord me kushtet personale dhe ka qenë trajneri Erik Ten Hag njeriu kyç që argjentinasi zgjodhi Djajtë e Kuq”, ka shkruar Romano.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet javën e ardhshme, derisa Djajtë e Kuq mposhtën konkurrencën e Arsenalit për reprezentuesin argjentinas.

24-vjeçari largohet nga Ajaxi pas tri viteve qëndrim në Amsterdam, derisa më herët ka bartur edhe fanellën e Newell’s dhe Defensa në Argjentinë. /Telegrafi/