Sulmuesi i talentuar shqiptar, Rey Manaj ka vendosur për të ardhmen e tij.
Pasi ishte i huazuar tek Pisa në Serie B dhe skuadra e tij ra në Lega Pro, Manaj u rikthye te Interi.
Por shqiptari nuk është në planet e Luciano Spallettit dhe ka kërkuar një skuadër të re për tu huazuar.
Mediat italiane kanë raportuar se ai tanimë ka zgjedhur ekipin e ri ku do të huazohet për një vit.
Është ish-skuadra e Serie A, Carpi që ka arritur marrëveshje personale me lushnjarin.
Kësisoj zyrtarizimi i këtij huazimi pritet të bëhet gjatë këtyre ditëve dhe Manaj me Carpin synojnë të rikthehen në Serie A. /Telegrafi/