Telegrafi

E kryer, Mahrez do të nënshkruajë me Romën

Po i vije fundi ‘telenovelës’ për transferimin e Riyad Mahrez te Roma.

Sipas informacioneve të fundit të faqes ‘forzaroma.info’ e cila është e afërt me klubin e Romës, Mahrez mund të quhet një futbollist i ri i kryeqytetasve italian.

Gjatë natës së mbrëmshme ka pasur një takim mes drejtuesve të Romës dhe Leicesterit ku është arritur marrëveshja.

Algjeriani i cili shkëlqeu në dy vitet e fundit me Leicesterin në Ligën Premier do t’i bashkohet Romës për 40 milionë euro.

26-vjeçari në Romë pritet të jetë zëvendësues i të larguarit Mohamed Salah që u transferua në Liverpool.

Mahrez pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Romën ndërsa do të fitojë rreth katër milionë euro pagë vjetore. /Telegrafi/