Site icon Telegrafi

E kryer, Kylian Mbappe e ka njoftuar PSG-në se do të largohet në fund të këtij sezoni

Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të këtij sezoni kur i skadon kontrata.

Mbappe ia ka komunikuar vendimin e tij PSG- së, por kushtet e largimit të tij ende nuk janë rënë dakord plotësisht.

Pas përfundimit të situatës pritet një njoftim zyrtar në muajt e ardhshëm, shkruan gazetarët e specializuar David Ornstein dhe Fabrizio Romano.

Paga e Mbappes në PSG ishte 200 milionë euro në vit, ndërsa tani klubi francez ka ndryshuar qasje, duke larguar nga skuadra emra të mëdhenj si Lionel Messi , Neymar, Sergio Ramos dhe Marco Verratti brenda 12 muajsh.

Lexo po ashtu Mbappe iu ofrua Liverpoolit dhe Arsenalit? Fabrizio Romano jep detajet në lidhje me kalimin e mundshëm të francezit në Ligën Premier

The Athletic raportoi në fillim të këtij muaji se Mbappe donte një bashkim me Real Madridin pas skadimit të kontratës së tij me PSG, por anëtarët me ndikim të rrethit të 24-vjeçarit kanë mbetur të pa bindur nga oferta e klubit spanjoll.

Mbappe i ka ditur që nga fillimi i janarit kushtet që Real Madridi është i gatshëm t’i ofrojë atij.

Me kontratën e francezit me PSG që skadon pas 30 qershorit, ata kanë qenë të lirë të diskutojnë kushtet pasi ai është në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes së tij në Francë. /Telegrafi/

Exit mobile version