Telegrafi

E kryer, Jadon Sancho te Chelsea

Jadon Sancho do të kalojë të Chelse si huazim me detyrim blerje nga Manchester United,

Ka qenë vet Sancho që kishte zgjedhur tashmë kalimin te Chelsea,por mungonte marrëveshja mes palëve.

Tani pak pa u mbyll afati kalimtar, Man United e ka pranuar propozimin e Chelsea dhe marrëveshja është arritur.

 

Anglezi edhe pas rikthimit nga Borussia Dortmund, duket se nuk e gjeti vetën te Man Utd, ku kërkoi largimin.

Juventusi ishte deri në fund në garë për të, por kërkesa e Manchester United që mbyllet marrëveshja në huazim me detyrim blerje, bëri që italianët të dalin nga gara.

Lojtari zgjodhi të qëndronte në Angli dhe tani kërkon që të zë vend te Chelsea për ta kthyer karrierën e tij në rrugën e duhur. /Telegrafi/