Telegrafi

E kryer, Gjimshiti bëhet me skuadër të re

Berat Gjimshiti duket se ka vendosur të largohet nga skuadra zi kaltër, Atalanta.

Mbrojtësi shqiptar shkëlqeu vitin e kaluar si i huazuar tek Avellino në Serie B.

Skuadra e futur në elitën e futbollit italian, Benevento interesohet seriozisht për Berat Gjimshitin, teksa nga Italia vjen lajmi se klubi i ngjitur në Serinë A ka kërkuar huazimin me të drejtë blerje të qendërmbrojtësit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Alfredo Pedulës, aktualisht po punohet për të sqaruar edhe detajet përfundimtare, pasi kjo marrëveshje është drejt mbylljes.

Gjimshiti është në kontratë me Atalantën, por vjet ishte i huazuar tek Avelino dhe bëri një sezon shumë të mirë, duke bërë që për të këtë verë të ketë oferta të rëndësishme.

Besohet se gjatë kësaj jave do të zyrtarizohet kalimi i tij në Benevento. /Telegrafi/