Emre Can është i vendosur të largohet nga Juventusi drejt Borussia Dortmundit, ndërsa raportimet e fundit bëjnë me dije se marrëveshje mes klubeve është arritur.
Në fakt, pas disa bisedimeve intensive, është gjetur një zgjidhje që bind Juventusin, pasi kërkonte ta shihte menjëherë lojtarin.
Mesfushori gjerman do të largohet si huazim me detyrim blerje, me Bianconerët që do të fitojnë diku rreth 27-28 milionë euro në total nga shitja.
Emre Can from Juventus to Borussia Dortmund, here we go! Loan with obligation to buy. Total agreement. ?? #transfers #Juve #BVB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 30, 2020
Por detyrimi i blerjes do të mbyllet vetëm nëse përmbushen disa kushte të caktuara, megjithëse ato janë lehtësisht të arritshme.
Ekzistojnë gjithashtu disa bonuse të përfshira në marrëveshje që mund të rezultojnë në përfitime për Juventusin dhe shifra mund të arrijë mbi 30 milionë euro.
Me fjalë të tjera është arritur një marrëveshje dhe lojtari pritet që të udhëtojë për në Gjermani që t’i nënshtrohet testeve mjekësore. /Telegrafi/