Telegrafi

E kryer, Casemiro te Manchester United – detajet e marrëveshjes mes klubeve dhe kohëzgjatja e kontratës së brazilianit

Mesfushori brazilian Casemiro do të kalojë nga Real Madridi në Manchester United, pasi tashmë ka marrëveshje të plot mes palëve.

Ka tri ditë që hipoteza e kalimit të Casemiros te Manchester United u përhap, duke bërë që klubet të arrijnë shpejt marrëveshje.

Real Madrid e ka pranuar ofertë e anglezëve në vlerë 60 milionë euro dhe 10 milionë euro bonuse.

Casemiro do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027.

Testet mjekësore janë caktuar për fundjavë me lojtarin që do të udhëtojë sot drejt Anglisë.

Lojtari do të marr pagë gati dy herë më të madhe se sa e kishte te Real Madridi. /Telegrafi/