Mario Balotelli ka rënë dakord që të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore me Olympique Marseille.
Lojtari edhe pesë është kërkuar nga klube si Sassuolo dhe West Ham, ka vendosur të qëndrojë në Francë.
Negociatat me sa duket kanë arritur një përfundim pozitiv, pasi RMC Sport në Francë dhe Sky Sport Italia këmbëngulin se testet mjekësore janë rezervuar për të mërkurën në mëngjes.
Sulmuesi italian do të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore me një pagë më të lartë se ajo që aktualisht përfiton në Nice.
Balotelli ishte i detyruar të gjejë një klub të ri pasi që marrëdhëniet e tij nuk ishin të mira me trajnerin Nice, Patrick Vieira.
Kontrata e tij do të përfundonte në qershor, ku do të vendos për të ardhmen.
Balotelli ka qenë njëri prej talenteve më të mëdhenj të futbollit, por që karriera e tij në vitet e fundit ka pësuar rënie. /Telegrafi/