Telegrafi

E kryer, Arsenali arrin marrëveshje me Lillen për mbrojtësin Gabriel

Arsenali është skuadra që e ka fituar garën për mbrojtësin e talentuar brazilian Gabriel Magalhaes.

Qendërmbrojtësi brazilian ka shkëlqyer në edicionin e fundit me fanellën e skuadrës franceze Lille dhe u bë objektiv i shumë skuadrave të mëdha.

Manchester United, Everton, Tottenham Hotspur, Arsenal, Napoli dhe Roma ishin skuadrat që donin shërbimet e tij.

Por gara është fituar nga Arsenali që ka arritur tanimë marrëveshje me ekipin francez Lille.

Ka qenë eksperti i tregut të transferimeve, Fabrizio Romano që ka konfirmuar se marrëveshja është arritur dhe Gabriel mund të quhet një futbollist i ri i Arsenalit.

22-vjeçari brazilian do të nënshkruajë një kontratë afatgjate prej pesë viteve me Arsenalin.

Në anën tjetër londinezët për transferimin e tij do të paguajnë 30 milionë euro te Lille.

Pas transferimit të Gabriel, Arsenali tani pritet të shes njërin nga mbrojtësve mes Mustafit dhe Sokratis. /Telegrafi/