Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, pak ditë më parë uroi vajzën e tij të vogël, Renee, për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ai publikoi një imazh të të voglës së tij, ku shihej e veshur me pantallona dhe një bluzë të shkurtër, e cila i zbulonte barkun, teksa në shpinë mbante një çante shkolle.
Kaq ka mjaftuar që faqja “Vipat e bllokut” në Instagram të bëjë një reagim lidhur me këtë çështje.
Ata kanë kritikuar faktin se si një vajzë në moshë të re mund të dërgohet në shkollë me një veshje të tillë të papërshtatshme për fëmijë.
E kundrejt kësaj, Berisha ka bërë një reagim të ashpër në InstaStory, ku ka shkruar se kritika në fjalë është pa vend, pasi vajza e tij ndjek një shkollë amerikane e cila ka të detyrueshme një uniformë për nxënësit e saj.
Ai madje ka “kërcënuar” publikisht faqen në fjalë që nëse vazhdojnë me kritika të tilla me qëllim përfitimin e klikimeve, do të flasë ndryshe me ta herën tjetër.
“Kjo foto është bërë para lagjes ku jeton Renee e jo në ditën e parë të shkollës. Në shkollën ku shkon, është amerikane dhe kanë uniformë o ju që merreni me vipa të bllokut, me fëmijë mos u merrni për klikime se herën tjetër nuk ju bëj tag po….”, ka shkruar Roberti në InstaStory.
Muzikanti dhe prezantuesi i “Robi plaket kur don vet” ndan vajzën e tij Reneenë, me ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën i dha fund lidhjes vite më parë. /Telegrafi/