Site icon Telegrafi

E kritikuan për ‘photoshop’, Kim Kardashian mashtroi sërish duke publikuar fotografi të para tri viteve (Foto)

Super ylli Kim Kardashian vazhdon të mbetet një ndër emrat më të komentuar në mediat rozë.

Vetëm pak ditë më parë u tha se ajo po këshillohet nga mjekët që të mos kryejë marrëdhënie të shpeshta seksuale, lajm ky i cili u komentua shumë nga ndjekësit e saj, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Kimit duket se i pëlqen shumë qendra e vëmendjes.

Lexo po ashtu Mjekët e këshillojnë: Kim Kardashian po kryen marrëdhënie seksuale më tepër se që duhet

Ndonëse e akuzuar disa herë muajve të fundit për përdorim të ‘photoshopit’ në fotografitë e saj, kësaj here ajo mundohet t’ua vërtetojë fansave të kundërtën.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Kim shfaqi një fotografi të trupit të saj në bikini, duke vënë në pah linjat atraktive.

E shtrirë dhe teksa merr ca rreze dielli, kjo pozë ka bërë që shumë prej ndjekësve ta komplimentojnë për trupin e saj seksi.

Lexo po ashtu Pasi pozoi si Jackie Kennedy, Kim tash pozon si Cher (Foto)

“Është një ditë vërtetë e nxehtë”, ka shkruar 36-vjeçarja përbri fotografisë, por që në fakt nuk është një fotografi e realizuar gjatë ditës së sotme.

Ky imazh është publikuar nga Kim në vitin 2014 në Instagram, dhe ndoshta duke menduar se fansat e kanë harruar, dhe duke dashur të tregojë linjat atraktive, ajo e ka publikuar me qëllim këtë imazh, i cili del të jetë ‘mashtrim’.

Në paraqitjet e saj të fundit, vërehet se Kim nuk gëzon më të njëjtat forma trupore si dikur.  /Telegrafi/

Exit mobile version