Telegrafi

E kritikuan për paraqitjen e çuditshme, Ronela Hajati reagon ashpër ndaj komentuesve në rrjetet sociale

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Këngëtarja e njohur Ronela Hajti është duke shijuar për momentin disa ditë të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shkuar në New York, e ndërsa do të kthehet brenda pak muajsh për tu prezantuar në festivalin ‘Kënga Magjike’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ronela është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo publikoi një fotografi shumë atraktive të realizuar në SoHo, ku shfaqej mjaft tërheqëse.

Mirëpo një detaj i krijuar nga veshja në pjesën e poshtme u vërejt nga fansat me sy të mbrehtë, të cilët nuk nguruan të ironizojnë me këtë gjë në komentet përbri fotografisë.

E nga këto komente negative, këngëtarja duket se ka ngelur e revoltuar, dhe ka vendosur të reagojë përmes disa shkrimeve të publikuara në InstaStory.

Foto: Ronela Hajati/InstaStory

Këngëtarja tregon se e gjitha ishte një rrudhë e krijuar nga veshja e saj, dhe se komentet negative vijnë vetëm nga njerëzit që s’kanë ku ta shprehin mllefin.

Pos të tjerash, ajo ironizon edhe me ata që mund të reagojnë butësisht pasi kanë lexuar këtë revoltë të saj në InstaStory. /Telegrafi/

Foto: Ronela Hajati/InstaStory

 

Foto: Ronela Hajati/InstaStory

 

Foto: Ronela Hajati/InstaStory