Telegrafi

E kritikojnë se shëtiti mbi elefant, reagon Genc Prelvukaj: Kemi aq shumë probleme, ndërsa shqiptarët merren me të drejtat e kafshëve

Foto: Genc Prelvukaj/Instagram

Këngëtari Genc Prelvukaj është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Tajlandë bashkë me të dashurën e tij, këngëtaren Eni Koçi.

Dyshja kanë ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga çastet e ëmbla që janë duke shijuar së bashku atje.

Së fundmi, ishte Genci ai i cili publikoi një fotografi ku shfaqej bashkë me Enin hipur mbi një elefant, ndërsa shëtisnin në xhungël.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Mirëpo një komentues e ka parë negative shëtitjen e tyre mbi elefant, duke thënë se kjo është një shkelje e të drejtave të kafshëve.

E mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Gencit, i cili ka vendosur që komentin ta publikojë menjëherë në InstaStory, duke reaguar në mënyrë të acaruar, kjo ngase sipas tij ka akoma shkelje të të drejtave të njerëzve në Kosovës dhe Shqipëri, saqë është qesharake të flitet për atyre të kafshëve.

”Me mijëra shqiptarë në gjendje të rëndë ekonomike, me qindra persona të zhdukur, me qindra gra të dhunuara, me mijëra të sëmurë, me mijëra raste të dhunës në familje, me probleme të ndotjes së ajrit etj, etj, shqiptaret merren me mbrojtjen e të drejtave të elefantëve në Azi. More e keni seriozisht ju?”, ka shkruar Prelvukaj në InstaStory.

Foto: Genc Prelvukaj/InstaStory

Përndryshe, ai dhe Eni po shijojnë lidhjen disa vjeçare, teksa ndryshe nga koha kur ishin në fillimet e tyre, dyshja tashmë nuk po hezitojnë që të shfaqen në krahët e njëri-tjetrit në rrjetet sociale. /Telegrafi/