Site icon Telegrafi

E kritikoi për videon “twerk” që publikoi, Bebe Rexha i kundërpërgjigjet në shqip fanses

Bebe Rexha (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Që nga koha kur mbushi 30 vjet, Bebe Rexha, nuk ia ka ndaluar postimet e saj provokuese në rrjetet sociale.

Ashtu siç e thotë edhe kënga e saj më e fundit, “Not 20 anymore”, e publikuar në ditëlindjen e saj të 30-të, Bebe Rexha po e ndjen veten sikur po “bëhet më e mirë me plakjen, ashtu si edhe vera”.

Artistja shqiptare së fundmi publikoi një video mjaft provokuese në rrjetin social Instagram, ku shfaqej në aeroplan teksa bënte “twerk”, teksa rrëmbente vëmendjen e pilotëve.

Lexo po ashtu Bebe Rexha i gëzohet dhuratave të Kim Kardashianit

Ndërkohë, të shumta ishin reagimet nga ana e fansave në rrjetet sociale, disa prej të cilëve kanë qeshur me videon, por ka pasur edhe nga ata që kanë adresuar edhe kritika.

E një ndër to, duket të ketë qenë komenti e një vajze shqiptare, e cila është shprehur në shqip në hapësirën për komente, duke i shkruar: “Je sforcuar për të mbajtur famën në të pasme”.

Kaq ka mjaftuar që artistja shqiptare me nam ndërkombëtar, Bebe Rexha, të acarohet nga ky koment i ndjekëses, teksa nuk ka nguruar t’i replikojë asaj, madje këtë e ka bërë në gjuhën shqipe.

“Shko laj gomarin”, kanë qenë fjalët e këngëtares në kundërpërgjigjen e ndjekëses, teksa ky koment i saj ka befasuar të gjithë fansat e saj.

Foto: SC/Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha i ka të rralla reagimet ndaj fansave, aq më tepër në gjuhën shqipe, por që kësaj radhe e ka treguar qartë se nuk lejon komentet fyese ndaj videove, që ajo i realizon për shaka ose për të treguar që ndjehet mirë me trupin e saj.

Artistja me prejardhje nga Dibra, arriti që gjithashtu t’ua bëjë me dije fansave shqiptarë se di të flasë dhe shkruajë shumë bukur shqip, ndaj duhet pasur kujdes me mënyrën se si i drejtohen kur është fjala për sharjet apo fyerjet. /Telegrafi/

Exit mobile version