Conor McGregor është shfaqur me një veshje shumë kontroverse në takimin e tretë me Floyd Mayweather i cili u mbajt në Neë York.
Në Toronto ishte McGregor ashtu si në takimet tjera që u shfaq me veshje elegante.
Në atë takim ai ofendoi rëndë boksierin amerikan duke i thënë se nuk di të vishet dhe duhet të përshtatet me moshën, shkruan Telegrafi.
Megjithatë, një veshje shumë kontroverse e zgjodhi Mayweather në Brooklyn, ku u shfaqë me pantallona me lule dhe plot ngjyra, e me një pallto të bardhë e cila thotë se është nga lëkura e ariut polar.
Sidoqoftë, të gjithë të pranishmit në Barclays Center e përqeshën irlandezin për dukjen e tij, ku ai edhe ra në kundërshtim me fjalët e tij.
Takimi i ardhshëm dhe i fundit i turneut promovues mbahet në Londër në Wembley të premtën (sot) në ora 20:00. /Telegrafi/