Telegrafi

E konfirmuar, Povetkin do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Joshuas

Foto: Sky Sport

Anthony Joshua do të mbrojë titujt e peshave të rënda WBA, WBO dhe IBF ndaj Alexander Povetkin.

Promoteri i britanikut, Eddie Hearn, ka njoftuar se përballja do të ndodhë me 22 shtator në Wembley.

Rusi Povetkin ishte një kundërshtar i detyrueshëm për titullin WBA.

David Price (majtas) dhe Alexander Povetkin (djathtas) gjatë përballjes së tyre më 31 mars 2018 (Foto: Getty Images)

Por, në rast se Joshua fiton, ai do të sigurojë liri të zgjedhë kundërshtarin e ardhshëm.

28-vjeçari tashmë kishte filluar negociatat për një përballje me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder, por kjo përballje mund të ndodhë në Amerikë në prillin e 2019 në rast se Joshua fiton ndaj rusit.

Anthony Joshua gjatë meçit me Parker (Foto: Getty Images)

Fitorja e fundit e Joshuas ishte ndaj Joseph Parker në Cardiff, ku ai fitoi titullin e WBO-së.

28-vjeçari ka një rekord fantastik prej 21 fitoreve radhazi dhe vështirë se dikush aktualisht do t’ia ndal këtë ecuri. /Telegrafi/