Sipas agjentit të Miralem Pjanic, Juventusi ka aktivizuar klauzolën e lojtarit dhe gjatë javës mund të ketë arritje të marrëveshjes.
Boshnjaku ka qenë i lidhur me një kalim të tij te Juventusi tash e një muaj.
Menaxheri i lojtarit Adis Junuzovic, e ka bërë të ditur se Juve tashmë e ka bërë hapin konkret.
“Juventusi e ka aktivizuar klauzolën e lojtarit që është 38 milionë euro, dhe marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti”.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
“Ka shumë klube të interesuara përfshirë edhe PSG, Chelsea e Barcelona. Juventus janë më të shpejt dhe më konkretë”.
“Nënshkrimi i marrëveshjes mund të ndodh javën e ardhshme ku do të ketë edhe zyrtarizim të marrëveshjes”, ka thënë agjenti. /Telegrafi/