Mund të keni harruar për Nokia-në, mirëpo kompania planifikon rikthim të suksesshëm me telefona të rinjë Android që do të zbulohen në 2017.
Si duket, thashethemet që kemi parë kohët e fundit kanë dalur të jenë të sakta, pasi që kompania përmes një postimi në një ueb sajt të saj ka konfirmuar se është duke punuar në telefonat e rinjë.
“Ne sapo kemi filluar me telefona të rinjë që do të vijnë në 2017. Jemi të zënë duke punuar në telefonat e ri Nokia që punojnë me Android.” – bëhet e ditur në postim.
Detajet rreth telefonave të ardhshëm Nokia janë të rralla. Megjithatë, një spekulim i mëhershëm sugjeron se kompania do të sjell dy telefona të rinjë me trup metalik, rezistencë ndaj ujit dhe softuerin Android Nougat.
Është pak e besueshme që Nokia do të jetë prapa ndërtimit të telefonave të ardhshëm pasi që firma është blerë më herët gjatë këtij viti nga HMD Global.