Javier Mascherano do të vazhdojë kontratën edhe për tri vite të tjera me Barcelonën.
Lajmin e ka dhënë drejtori i Barcelonës, Albert Soler i cili ka konfirmuar marrëveshjen.
“Është arritur marrëveshje mes Mascheranos dhe FC Barcelonës për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për tri vite”.
Lojtari ishte i kërkuar nga Juventusi, por klubi bardhezi duhet të pajtohet vetëm me arritjen e marrëveshjes me Dani Alves nga Barcelona. /Telegrafi/