Telegrafi

E konfirmuar: La Liga në dy javët e ardhshme zhvillohet me dyer të mbyllura shkaku i coronavirusit

Është konfirmuar se dy xhirot e ardhshme në La Liga do të zhvillohen me dyer të mbyllura shkaku i coronavirusit.

Virusi vdekjeprurës ka filluar të përhapet me të madhe edhe në Spanjë, andaj të gjitha evenimentet sportive që zhvillohen në këtë javë do të jenë pa tifozë.

Federata e Futbollit spanjoll ka njoftuar se ndeshja e sotme në mes Eibarit dhe Real Sociedadit do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ndeshja tjetër që do të jetë pa praninë e tifozëve në stadium është edhe ajo në mes të Real Madridit dhe Eibarit të premten e kësaj jave nga ora 21:00.

La Liga më pas bëri të ditur se takimet e tjera që zhvillohen edhe në dy xhirot e ardhshme do të jenë pa tifozë.

Lexo po ashtu Zyrtare: Serie A suspendohet shkaku i coronavirusit

Në Itali tashmë është konfirmuar se Serie A dhe evenimentet e tjera sportive janë suspenduar deri më 3 prill, derisa në Ligën e Kampionëve do të merret një vendim tjetër.

Spanja ende nuk ka vendosur se çfarë do të ndodhë me takimet që zhvillohen të shtunën dhe të dielën, mirëpo që vendimi mund të vlejë edhe për to që të luhen pa tifozë. /Telegrafi/