Chelsea është bërë skuadra e tretë nga Liga Premier që e ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/2020.
Kjo për faktin se edhe Manchester Unitedi edhe Arsenali lëshuan pikë në ndeshjet e javës së parafundit në kampionatin anglez.
Në këtë mënyrë, Blutë rikthehen në garën më të madhe evropiane pas mungesës njëvjeçare (kur luajtën në Europa League).
Ekipi i Maurizio Sarrit fitoi me rezultat 3-0 ndaj Watfordit me golat e Ruben Loftus-Cheek, David Luiz dhe Gonzalo Higuain.
Në këtë mënyrë, Chelsea iu është bashkuar Liverpoolit dhe Manchester Cityt që e kanë siguruar më herët pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Me fitoren e të dielës, Blutë janë e kanë zhvendosur Tottenham Hotspur në vend të katërt, ndërsa Unitedi i humbi gjasat matematikisht, derisa Arsenalin e kualifikon vetëm një mrekulli. /Telegrafi/