Gerrard Pique do ta luaj ndeshjen e fundit me Barcelonën të shtunën dhe do të pensionohet nga futbolli.
Me largimin e veteranit, katalunasit do të rikthehen në tregun e transferimeve për të kërkuar një mbrojtës të ri qendror.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ku ka thënë se do të transferojnë një mbrojtës në janar.
Xavi confirms Barça plan to sign new centre back: “We will go for a centre back in January, it will be a priority as Piqué has decided to leave”. 🔵🔴 #FCB
Barcelona are exploring options with Iñigo Martínez in the list since long time, decisions will be made during World Cup. pic.twitter.com/fP9br3BcGQ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 4, 2022
“Ne do të transferojmë një qendërmbrojtës në janar, do të jetë një prioritet pasi Pique ka vendosur të largohet nga klubi”, tha Xavi në konferencën për shtyp.
Inigo Martinez mbetet objektivi kryesor i katalunasve, me mbrojtësin që ka shkëlqyer me fanellën e Athletic Bilbaos viteve të fundit.
Emra të tjerë në listën e Barcelonës janë edhe Roger Ibanez i Romës si dhe Pau Torres i Villarreal, por spanjolli ka një çmim jashtëzakonisht të lartë.
Gjithsesi katalunasit synojnë të ofrojnë ndonjë mbrojtës me çmim të volitshëm pasi gjendja financiare vazhdon të mos jetë më e mira e mundshme. /Telegrafi/