Telegrafi

E konfirmon UFC: Do të zhvillohet trilogjia mes McGregor  dhe Poirier

Conor McGregor dhe Dustin Poirier kanë shkëmbyer disa fjalë me njëri-tjetrin në ditët e fundit.

Dy yjet e MMA-së ishin marrë vesh që të zhvillonin edhe takimin e tretë, derisa i dyti u fitua nga amerikani me nokaut në UFC 257.

Por, McGregor lëshoi një njoftim se përballja me Poirier është anuluar dhe se kërkonte një tjetër kundërshtar më 10 korrik.

Lexo po ashtu Poirier akuzon McGregorin se ka thyer premtimet e trilogjisë

Në anën tjetër, amerikani e akuzoi atë se nuk i ka paguar 500 mijë dollarë e premtuar për fonacionin bamirës, ashtu siç ishin marrë vesh.

Por, UFC ka bërë të ditur përmes një postimi se përballja e tretë mes dyshes është ende aktive dhe ata do të përballen.

Lexo po ashtu Trilogjia e shumëpritur mes McGregor dhe Poirier anulohet - në UFC janë të befasuar

Kujtojmë se fituesi do të ketë shansin të luftojë për titullin kampion, pasi Khabib Nurmagomed është pensionuar nga sporti i arteve parciale të përziera. /Telegrafi/